Maqedoni
Zaev rizgjidhet president, LSDM nuk kthehet në kuvend
12.05.2014 18:34
Me 413 vota “pro” dhe 176 “kundër”, delegatët e LSDM-së vendosën që t’i japin besimin Zoran Zaevit...

Me 413 vota “pro” dhe 176 “kundër”, delegatët e LSDM-së vendosën që t’i japin besimin Zoran Zaevit, që ai të mbetet në krye të kësaj partie.
Pas një debati të ashpër dhe shumë diskutimesh “pro” dhe “kundër”, lideri aktual Zoran Zaev dhe nënkryetarja e LSDMS-së, Radmilla Shekerinska, për të mbajtur postin aktual morën 386 vota “pro” dhe 205 “ kundër”.
Zoran Zaev në fjalimin e tij theksoi se nga ky Kongres LSDM-ja do të del më e fortë dhe më e bashkuar.
“LSDM-ja, me miratimin e raportit dhe marrjen e besimit nga udhëheqësia aktuale, fuqishëm përqendrohet në përcaktimet që ka, mos pranimin e procesit zgjedhor, kthimin e mandateve dhe sigurisht arritjen e qëllimeve përfundimtare. Maqedoninë ta përgatisim që të jetë shtet në të cilin do të ketë mundësi për zgjedhje të lira dhe demokratike dhe në të cilën do të sundojë drejtësia”, deklaroi kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.
Zaevi po ashtu mbetet në qëndrimin për moskthimin e kësaj partie në Kuvend, pasi që pushteti sipas tij, vazhdon të keqpërdorur shanset që i ka dhënë opozita. Po ashtu Zaevi tha se edhe në takimet me përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare, nuk diskutohet kthimi në Kuvend.
“Deri më tani në asnjë takim timin ose të udhëheqësisë me përfaqësues të ndërkombëtarëve nuk është diskutuar mundësia që të kthehemi në institucionet e sistemit. Ne viteve të fundit vazhdimisht ktheheshim në Kuvend dhe i jepnim shans që të kthjellet Pozita. Tani edhe shumë institucione ndërkombëtare në mesin e tyre edhe OSBE-ODIHR-i, konfirmuan se shanset që jepen nga Opozita për fat të keq janë keqpërdorur gjatë gjithë kohës”, tha më pas Zaevi.
Ndërkohë moskthimin në Kuvend të LSDM-së, VMRO-DPMNE-ja e cilëson si lojë fëmijësh, e cila duhet të merr fund, sepse mospranimi i realitetit mund t’i shkaktojë problem vetëm LSDM-së e jo partive tjera.
“Qytetarët vendosin kush do të jetë shumicë e kush pakicë në Kuvendin e Maqedonisë, ndërsa Kuvendi mirë do të funksiononte kur do të ishin prezent edhe shumica edhe pakica. Prandaj ftojmë të vetëdijshëm dhe nacionalitet. Kjo është një lojë fëmijësh e LSDM-së. Mendojmë që është koha që të merr fund, sepse mospranimi i realitetit vetëm mund t’i bëjë dëm LDSM-së e jo partive tjera politike”, theksoi nga VMRO-DPMNE, Ilija Dimovski.
Nga VMRO-DPMNE-ja vlerësojnë se LSDM-ja opozitare duhet të respektojë vullnetin e qytetarëve, të cilët kanë dalë në votime dhe kanë vendosur se cilët deputet do t’i përfaqësojnë në Kuvend.
SANIJE KASAMI
