Maqedoni
Qytetarët për transportin publik , kartelat elektronike krijojnë huti
28.01.2017 19:07
Sistemi i ri elektronik vazhdon të shkaktojë pakënqësi tek qytetarët...

Nga 1 shkurti kartelat e papersonalizuatra prej 150 denarëve do të shiten vetëm me 2 drejtime të cilat ndërmarrja e transportit Publik e cilëson falas, ndërsa rimbushja minimale do të kushtojë 100 denarë për 3 udhëtime.
Qytetarët e anketuar për TVM-2 thonë se kjo rrëmujë shkakton dëm të drejtpërdrejtë në xhepin e tyre. Andaj sipas tyre i tërë sistemi elektronik në transportin publik në përgjethësi u krijon huti, paqartësi dhe i kufizon të njejtit që të mund të udhëtojnë me një kartelë më tepër persona.
Por jo vetëm ata ankohen se kjo risi i pamundëson ata të blejnë bileta me një udhëtim siç ishte paraprakisht.
“Shteti do të marre ma shumë prej popullatës, ajo është e tëra, sepse nuk ka logjikë që vetëm dy herë të udhëtosh me 150 denarë”...
“Kartala elektronike me dy udhëtime është katastrofë. Ai që ka mirë, por ai që nuk ka?”...
“Unë pata një rast më duheshte vetëm bilet për një udhëtim dhe isah i detyruar të paguaj 150 denarë.Bilet me një drejtim është real që të ketë si më herët sepse ka udhëtar e shfrytëzojnë urbanet shumë pak”, shprehen qytetarët.
Shumë shpejt risi në transportin publik do të jetë edhe rimbushja e kartelave elektronike përmes internetit. Kjo ofertë së bashku me pagesën e biletave nëpërmjet telefoneve celular, që do të mundësohet nga të gjitha operatorët celular do të zvoglojnë rradhët para punkteve të NQP-së.
Për momentin rimbushja e kartelave elektronike bëhet vetëm në 56 punkte të NQP-së.
Autoritetet e kësaj ndërmarrje sqarojnë se biletat me një udhëtim faktikisht janë zëvendesuar me pagesën e biletave nëpërmjet telefonave celular.
Vetëm në këtë mënyrë thonë ata, qytetarët do të mund të udhëtojnë me telefon, pa kartelë elektronike.
REXHEP QAMILI
