Franca, shqetsim lidhur me vendimin e Trump
Franca ka shprehur shqetësim lidhur me vendimin e presidentit amerikan, Donald Trump...

Franca ka shprehur shqetësim lidhur me vendimin e presidentit amerikan, Donald Trump, për ta suspenduar imigrimin nga disa vende me popullatë shumicë myslimane.
“Kjo vetëm mund të na brengosë neve”, tha sot ministri i jashtëm i Francës Jean-Marc Ayraul.
“Mirëpritja e refugjatëve të cilët largohen nga lufta dhe shtypja është pjesë e detyrës sonë”, tha ministri francez në Paris, gjatë një konference të përbashkët për gazetarë me zyrtarin e lartë gjerman, Sigmar Gabriel.
Ndërkohë Kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi se ende nuk ekziston zgjidhje për atë si në mënyrë të barabartë të ndahet barra e migracionit ndërmjet anëtareve të Bashkimit Evropian.
Por ajo deklaroi se do të insistojë në “grimcë solidariteti” të të gjitha anëtareve të BE-së.
