Botë

Samit i liderëve të shtatë vendeve të Evropës jugore në Lisbonë

28.01.2017 20:05

Liderët e shtatë vendeve nga Evropa jugore do të mbajnë sot samit, ku do të bisedojnë për lojalitetin ndaj Bashkimit Ebropian, edhe krahas Bregzitit...

Në takimin e sotëm në Lisbonë do të marrin pjesë liderët e Francës, Italisë, Spanjës, Greqisë, Qipros dhe Maltës.
 
Përfaqësuesit e Portugalisë theksuan se liderët do të përkushtohen në bashkëpunimin e afërt në luftën kundër terrorizmit dhe sigurisë së kufijve.
 
Gjithashtu, ata do të bisedojnë edhe për mënyrat si të nxitet rritja ekonomike, si dhe harmonizimi i ekonomisë ndërmjet shteteve./mia