Botë
SHBA, një gjykatës bllokon dëbimin e të huajve me viza
29.01.2017 16:44
Vendimi i presidentit amerikan Donald Trump, për të ndaluar migrimin e muslimanëve në SHBA, ka shkaktuar reagime të shumta...

Një gjyqtar federal mbrëmë vonë e ka publikuar një urdhër të jashtëzakonshëm, me të cilin përkohësisht i ka bllokuar autoritetet e Shteteve të Bashkuara nga dëbimi i njerëzve të cilët kanë arritur në aeroportet e Shteteve të Bashkuara me viza të rregullta.
Unioni Amerikan i Lirive Civile thotë se urdhëri ka të bëjë me afro 200 njerëz të arrestuar në aeroportet amerikane ose të cilët janë udhëtarë tranzitorë.
Departamenti i sigurisë së brendshme i Shteteve të Bashkuara tha se më tepër se 190 njerëzve nuk u ishte lejuar hyrja në Shtetet e Bashkuara gjatë 23 orëve të para prej fillimit të zbatimit të një urdhëri të ti ekzekutiv për migrantët.
Agjencia e OKB për emigrantët dhe Organizata Ndërkombëtare për Migrimin i bënë thirrje administratës Trump që të vazhdojë t'u ofrojë azil njerëzve që i largohen luftës dhe persekutimit.
Në një komunikatë të përbashkët, dy organizatat me bazë në Gjenevë, shkruajnë se nevojat e refugjatëve dhe migrantëve në botë nuk kanë qenë kurrë më të mëdha dhe programi i amerikan i zhvendosjes së tyre është një prej më të rëndësishmëve në planet.
Poashtu një protestë spontane ka shpërthyer në aeroportin e New York-ut, JFK, pasi që një numër i emigrantëve duke përfshirë edhe ata që posedonin Green Card u ndalën aty, si pasojë e ndalesave që Trump ka paraqitur.
Në aeroport u ndaluan të paktën 12 persona e në mesin e tyre edhe një ish përkthyes i ushtrisë amerikane gjatë luftës së Irakut në 2003, i cili u lirua vetëm pas kërkesës së avokatëve të tij para gjykatës federale.
