VMRO: Heshje në ditën e fundit të mandatarit Gruevski; LSDM: VMRO dikur ofendonte shqiptarët tani lut BDI-në
Afati që Nikolla Gruevski të rikthehet në postin e kryeminsitrit skadon sonte në mesnatë, por ai dhe partia që drejton VMRO-DPMNE kanë vendosur të qëndrojnë në pozicionet e tyre...

Përgjigja e sotme nga kjo parti ishte e shkurtër “nuk ka kurrfarë ndryshimesh dhe në rast se do të ketë informata të reja, publikun do ta njoftojnë në kohë”.
E nga LSDM nuk kanë dhënë ndonjë sqarim për atë se çfar u bisedua në takimin e krerëve të kësja partie me nënkryetarin e BDI-së Nevzat Bejta.
Socialdemokratët kanë akuzuar VMRO-DPMNE-në se më parë i ka ofenduar shqiptarët dhe ka kërkuar 63 deputetë për t’u pavarësuar nga çdo parti shqiptare, ndërsa tani sipas LSDM-së po ju lutet shqiptarëve për të shpëtuar.
“Mirë është që qytetarët kanë mundësinë ta shohin çfarë është i gatshëm të bëjë Nikolla Gruevski për interesat e tij dhe për shkak të frikës nga drejtësia. Ai shqiptarët i quajti “shiptari”, kërkoi 63 deputetë që të mos varet nga BDI-ja, ndërsa tani po ju lutet për mbështetje”, thuhet në komunikatën e LSDM-së.
Njëherit nga LSDM përsërisin qëndrimin se Gruevski nuk mund t’ju ofrojë asgjë qytetarëve përveç krimeve të reja, dhunë dhe konflikte.
Nuk kanë munguar edhe akuzat e VMRO-së për LSDM-në. Sipas partis së Gruevskit interesat e LSDM-së janë të kundërta me interesat e Republikës së Maqedonisë dhe popullit maqedonas.
“LSDM/Soros kanë zgjedhur rrugën e sponsorit të tyre, janë vendosur në mbrojtje të tij dhe filluan me ofendime kundër presidentit amerikan Donald Trump dhe administratës së tij. Për paguesit e shtrenjtë të Sorosit nuk është problem të futen në çfarëdo konflikti, vetëm që në llogaritë e tyre të arrijnë paga prej më shumë se 3 mijë euro. Interesat e tyre janë në konflikt me interesat e Maqedonisë dhe popullit maqedonas”, thuhet në komunikatën e VMRO-DPMNE-së.
GYLTENE SINANI
