Maqedoni
Tetovë, protesta kundër faturave të larta të energjisë
29.01.2017 17:20
Qytetarët e Tetovës kanë protestuar në sheshin Iliria në shenjë pakënaqësie me fakturat e larta të energjisë elektrike...

Ata thonë se standardi që kanë nuk u mundëson të paguajnë çmimet e larta të faturave elektrike prandaj kërkojnë nga EVN që të ulë çmimin e energjisë elektrike.
“Kemi dalë të shprehim atë pakënaqësi që kemi kundër EVN-ës , me çmimet shumë të larta mujore që na vinë të rrymës . Çmimet janë shumë të larta për standardin që kemi këtu . Së pari të ulen çmimet dhe nëse nuk ulen të largohet nga këtu EVN-ja”...
“Unë me 8000 mijë dinar pension , paguaj 7000 dinar rrymë , edhe me dru edhe me krejt , ka dikush vetëm me rrymë ngrohet paguan 50 euro. Kërkohet që të bëhet e njëjta ne mos bëhet manipulime ndërmjet njerëzve”...
“Si ka mundësi të vije , për një person invalidë kaq shumë rryma , atje në Gjermani për një vit vinë 70 euro , kurse këtu në Maqedoni shënojnë pa evidentim të energjisë”...
“Unë për vete çdo muaj jam duke pagjuajtur , ka 150 euro , tash këtë muaj e pres mbi 250 euro . Kërkojmë të largohet EVN-ja ose të ulë çmimet “...
“Maqedoni shtet më I varfër në botë rryma më e shtrenjtë këtu në Maqedoni. Prandaj pakënaqësia sot ka shpërthyer tek qytetarët janë të pa kënaqur . Kërkojmë nga EVN që të na le të qetë , 300% më herët mua më vinte rryma 50 euro 2006 tani 80 euro 100 , urgjentisht kërkojmë që të largohet EV-ja”, shprehen qytetaret per TVM2.
Organizatore e protestës ishte Organizata Elektriciste Shqiptare Drita, kryetari i së cilës Hisni Saliu thot se faturat janë tejet të larta ndërsa kërkesë tjetër është që faturat shqiptarët ti marrin në gjuhën shqipe.
“Ne kërkojmë kemi katër pika, faturat në gjuhën shqipe, se Evn-ja ua kërkojmë çdo shqiptari, ka 500 euro me venduar orë matës të rri. Popullata shqiptare është ndarë nga baba, ai të kërkon shumë dokumente për të venduar orë matës, dhe faturat janë shumë të larta, faturat duhet të jenë më të vogla jo të shënojnë pa evidentuar”, shprehet organizatori i protestes Hisni Saliu.
Organizatorët e kësaj proteste paralajmërojnë se do vazhdojnë me protesta edhe në qytetet tjera të vendit, duke paralajmëruar protestën e rradhës në Kumanovë.
VISAR SADIKI
