Ekonomi

Kthehet besimi në sistemin banker, 22 2 miliardë denarë ruhen në bankat e vendit

29.01.2017 17:37

Pas krizës së depozitave , që shqetësoi bankat gjatë verës së kaluar, qytetarët kanë vendosur që të ndryshojnë mendimin rreth bankave të vendit Statistikat tregojnë rritje...

Pas krizës së depozitave , që shqetësoi bankat gjatë  verës së kaluar, qytetarët kanë vendosur që të ndryshojnë mendimin rreth bankave të vendit Statistikat tregojnë rritje të butë dhe të moderuar të depozitave që nënkupton se kthehet besimi për depozitat dhe e Rritje të depozitave të transerueshme të cilat qytetarët I zgjedhin para depozitave të tjera. 
 
Depozitat e transferueshme janë përcaktimi I qytetarëve pas krizës së depozitave. 3.6 miliard euro respektivisht 22 miliard denarë janë depozituar deri në fund të vitit 2016.
 
Tani më e madhe është diferenca e depozitave të tjera në valutë të huaj në krahasim të kursimeve në denarë. Pas rënies gjatë verës së kaluar të besimit ndaj depozitimit në denarë  në bankat e vendit, nga 5.3 miliard denarë sa konsideroheshin depozitat e humbura, janë kompensuar aktualisht 1.2 miliard denarë.
 
Qytetarët thonë se krizës politike po I vjen  fundi dhe kjo do të ndikojë edhe në  kthimin e besimit tek bankat e vendit.
 
“Mendoj që duhet të kthehet besimi dhe të përfundoj kjo krizë politike dhe vendi të shkjoj në rrugën e duhur mendoj së kriza ishte e përkohshme”…
 
“Ashtu ashtu nuk kam shum gjëra të përbashkëta me bankat por nuk kam problem të mëdha . Mendoj që cdo gjë është normale”...
 
“Nuk e kam ndjer krizën deponoj vazhdimisht para dhe mendoj se tani është më stabile situate”, shprehen qytetarët e anketuar nga TVM2.
 
Në janar të 2016 kshte 17 miliardë denar të cilat ruheshin në valutë të huaj ndërsa në fund të vitit që lamë pas, kjo gjendje ishte 3.5 miliard më e lartë , pra  20.59 miliardë denar që qytetarët I ruajnë në valut të huaj.
 
Depozitat e tranferuesme në denarë ndërkohë, kapnin në fund të vitit një shifër prej 36.164 miliardë denarsh duke shënuar kështu një  rritje prej 5.5 miliard denarësh  në krahasaim me janarin e vitit 2016 .
 
Struktura kursimore është e dyta për nga madhësia sa I përket depozitave në denarë. Ne dhjetor të vitit të kaluar vlera e tyre shte 79.29 miliard denar ndërsa në janar vlera e tyre është 83.212 miliard denar. 
 
GAZMEND REXHEPI