Botë

SHBA, protesta pas vendimit të Tramp për muslimanët

29.01.2017 18:04

Vendimi i presidentit amerikan Donald Trump, për të ndaluar migrimin e muslimanëve në SHBA, ka shkaktuar reagime të shumta...

Një gjyqtar federal mbrëmë vonë e ka publikuar një urdhër të jashtëzakonshëm, me të cilin përkohësisht i ka bllokuar autoritetet e Shteteve të Bashkuara nga dëbimi i njerëzve të cilët kanë arritur në aeroportet e Shteteve të Bashkuara me viza të rregullta.
 
Unioni Amerikan i Lirive Civile thotë se urdhëri ka të bëjë me afro 200 njerëz të arrestuar në aeroportet amerikane ose të cilët janë udhëtarë tranzitorë.
 
Departamenti i sigurisë së brendshme i Shteteve të Bashkuara tha se më tepër se 190 njerëzve nuk u ishte lejuar hyrja në Shtetet e Bashkuara gjatë 23 orëve të para prej fillimit të zbatimit të një urdhëri të ti ekzekutiv për migrantët.
 
Kufizimi i muslimanëve për arritjen në SHBA ka shkaktuar rrëmujë në aeroporte.                                     
 
“E prita gruan disa orë. Më pas më njoftuan se është arrestuar. Posedon kartë të gjelbërt dhe ligjërisht po qëndron në SHBA.Më kërkuan të përgjigjem në disa pyetje dhe e lëshuan, jam I lumtur që u kthye nga Iraku”, shprehet qytetari. 
 
“Unë jamë muslimane dhe shtetase e amerikës. Jetoj këtu 12 vite sëbashku me familjen”, shprehet qytetari.
 
Shum amerikan protestuan kundër vendimit të prsidentit.                                                
 
“Jam profesoreshë e gjuhës angleze.Nxënësit e mijë janë refugjat. Erdha këtu ti përkrahë”, shprehet protestuesja.
 
“Tramp në vend që të vendos ndalesë për teroristët e vërtetë ai pengon hyrjen e njerëzve të cilët nuk kanë se ku të shkojnë”, shprehet protestuesja.
 
“Urdhëlrat egzekutiv shkaktuan revoltë te të gjitha bashkësitë, edhe te ata që nuk janë të prekur në mënyrë direkte”, shprehet protestuesja.       
 
Agjencia e OKB për emigrantët dhe Organizata Ndërkombëtare për Migrimin i bënë thirrje administratës Trump që të vazhdojë t'u ofrojë azil njerëzve që i largohen luftës dhe persekutimit.
 
Në një komunikatë të përbashkët, dy organizatat me bazë në Gjenevë, shkruajnë se nevojat e refugjatëve dhe migrantëve në botë nuk kanë qenë kurrë më të mëdha dhe programi i amerikan i zhvendosjes së tyre është një prej më të rëndësishmëve në planet.
 
Reagime edhe nga politikan vendorë dhe ndërkombëtarë të cilët e vlerësuan vendimin e presidentit amerikan si jo human.
 
GAZMEND KURTISHI