Maqedoni

Jeta u tregua e ashpër me ta, Ajshe Ahmeti kërkon ndihmën e bëmirësve

29.01.2017 18:34

Ajshe Ahmeti, jeton në lagjen Dizhon të Shkupit, vetëm me dy djemtë e saj pasi bashkëshorti I ka ndërruar jetë...

Njëri prej djemve është I paralizuar dhe gjndet në spital. Sëmundja e tij, detyron vëllain tjetër që ditët t’i kalojë në spital, për ta pastruar dhe ushqyer. 
 
Dhe kjo gjëndje vazhdon tanimë një vit. Ata nuk kanë as punë, as shtëpi, as para. Fqinjët u kanë liruar një dhomë ku jetojnë aktualisht. 
 
Ajo kundërmon nga myku. Por edhe për këtë dhomë ata nuk janë në gjendje të paguajnë qiranë dhe rrezikojnë të  mbeten në mes të katër rrugëve. 
 
“Dy djem i kam unë,  s’kam më shumë,  vetëm dy djem, aq më ka dhanë Zoti. Bashëshorti më ka vdekur,  kurgjë s’më  ka lënë hise, kam mbetur në rr  ugë. 
Kjo dhoma kujeni momentalisht nuk është e juaja,  ua ka dhënë dikush? 
 
Për pak kohë kam ardhë me nejt por si zuni dimni spo kam ku me shku. 
 
Ju më thatë që një djale e keni të paralizar?
 
Po e kam nj i djalë në spital është, ai nuk ecën fare. Nuk shkoj dot as ta shikoj sepse më dhimbset. Shkon djali tjetër në spital , nuk mundet të punojë se në sital rri gjithë ditën. E ushqen djalin atje se nu khan dot vetë nuk I lëviz dot duart. Djali tjetër I bën hyzmet vëllati, e ushqen e lan”, shrehet Ajshe Ahmeti.  
 
Rrëfimi i saj për jetën rrugëve të përlot. Një natë duke fjetur jastë,  një grup të rinjsh e kanë rrahur barbarisht duke i lënë pasoja në shëndet.
 
Tani mezi I lëviz këmbët dhe duart. Gjatë rrajhes, ia vodhën rrobat e pakta që kishte me vete, dhe dokumentet personale të saj dhe të djalit. 
 
Gjumi Ajshen e zen  të mbuluar me pallton e vjetër. Në mëngjes zgjodhet gjysëm e ngrirë nga I ftohti. Ajo iu ëhstë mirnjohëse fqinjëve, që nuk e lënë pa bukë. 
 
“Me ç’ka nxehesh momentalisht?
 
Me kurgjni send hiç.
 
Kjo nxemja këtu është e prishur? 
 
Po e prishur? Me cka mu nxeh? Menjiher sa Po bohet akshami po bi me fjet. Ka naj herë shkoj nëpër fqinjë të ngrohem  pak, ka sahati 10-11 vi po bi me fjet”, shrehet Ajshe Ahmeti.  
 
Në pranverë do të jenë të detyruar të lëshojnë edhe këtë dhomë të mykur. Ajo këkron ndihmën e bamirësve për të siguruar të paktën një dhomë të jetueshme ku të kalojë pleqërinë, sespe ka frikë se në rrugë nuk do të mbijetojë dot nga mosha e thyer.
 
FARIJE DAUTI-BAKIJU