Maqedoni

Një i vdekur në një aksident në rrugën Kumanovë-Kriva Pallankë

29.01.2017 19:38

Një person e ka humbur jetën në një aksident trafiku në rrugën magjistrale Kumanovë-Kriva Pallankë...

Një person e ka humbur jetën në një aksident trafiku në rrugën magjistrale Kumanovë-Kriva Pallankë, që ka ndodhur dje rreth orës 21.50, në vendin e quajtur "Gramagje".
 
Siç kumtoi MPB-ja, personi I.N. (36) nga Kriva Pallanka me automjetin "Opel Astra" me targa të Kriva Pallankës, ka dalë nga rruga dhe ka vdekur në vendin e ngjarjes.
 
Kontroll në vendin e ngjarjes kanë kryer prokurori publik dhe ekipi mbikëqyrës nga stacioni policor në Kriva Pallankë.
 
Komunikacioni në dy akset ishin në ndërprerje nga ora 22.50 deri në orën 00:45./mia