Maqedoni

Pa rrymë nesër disa pjesë të Shkupit

29.01.2017 20:07

Pa energji elektrike nesër nga ora 10:30 e deri më 12:30 do të jenë shfrytëzuesit e një pjese të rrugës "Ivan Cankar" në komunën e Karposhit...

Siç kumtoi Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza të Qytetit të Shkupit, pa rrymë prej orës 9 e deri në orën 10 do të mbesin edhe shfrytëzuesit e rrugës "Mice Kozar" në komunën e Gjorçe Petrovit, ndërsa prej orës 9 e deri në orën 13 shfrytëzuesit e fshatit Gërçec, në komunën e Sarajit./mia