Botë
Kanada, sulm terrorist, 6 të vdekur dhe 8 të plagosur
30.01.2017 09:54
Të paktën gjashtë persona janë vrarë dhe tetë të tjerë janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri në një xhami në Kanada, shkruan “The Washington Post”...

Ngjarja ndodhi të dielën në Qendrën Kulturore Islamike “Quebec”, në orët e vona të mbrëmjes. Zyrtarët qeveritarë e quajtën sulmin një akt terrorizmi.
Kryeministri kanadez, Justin Tudeau, sulmin që u bë në një xhami në Kanada e quan si dhunë e pakuptimtë. Një nga të dyshuarit u arrestua 14 milje në lindje të xhamisë përgjatë bregut të lumit Shën Lorenc, në urën që të çon në Orleans, ndërsa i dyshuari i dytë u arrestua në afërsi të xhamisë.
Dëshmitarët në vendin e ngjarjes thanë se dy persona të armatosur hapën zjarr dhe qëlluan në Qendrën Kulturore Islamike “Quebec”, ku ndodheshin rreth 100 persona.
