EVN: Çmimin nuk e përcaktojmë ne, por KRRE
Nga EVN-Maqedoni lidhur me protestën kanë theksuar se çmimin e energjisë elektrike e përcakton Komisioni Rregullator i Energjetikës...

Nga EVN-Maqedoni lidhur me protestën kanë theksuar se çmimin e energjisë elektrike e përcakton Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe se janë të pabaza ankesat se vetëm qytetarët e Maqedonisë paguajnë për kyçje në rrjetin elektrik.
“Sipas informatave të para, nga të cilat janë zbuluar disa persona se manipulojnë dhe dëmtojnë shfrytëzuesit e rrymës elektrike, një pjesë e tyre që janë organizatorë të protestës janë kapur duke vjedhur rrymë elektrike dhe kanë padi penale për mospagesë në kohë të rrymës elektrike. Kërkesat e tyre janë të paqarta dhe janë për raste individuale dhe secili prej tyre mund të marrë përgjigje konkrete dhe zgjidhje të mosmarrëveshjeve eventuale përmes zyrave të EVN-në. Çmimin e rrymës elektrike nuk e përcakton EVN, por as konsumimin. Faturat janë të larta lidhur me atë se kush sa ka harxhuar. Në çdo moment qytetari mund të marrë sqarim për rrymën e harxhuar. Nuk është e vërtetë se vetëm në Maqedoninë Perëndimore paguhet çmim i lartë për kyçje të re të rrymës elektrike. Çmimi për kyçje të re është i njëjti në të gjithë shtetin. Manipulimet dhe gënjeshtra janë akuzat se vetëm në Maqedoninë Perëndimore paguhet më shumë për kyçje. Trajtimi për të gjithë është i barabartë dhe nën monitorim të trupave rregullatorë”,- tha zëdhënësi i EVN-së, Atanas Kovaçevski.
