Botë

Mediat siriane: Assad, në gjendje të rëndë shëndetësore

30.01.2017 12:23

Presidenti i Sirisë, Bashar al Assad, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore...

Lajmin e ka bërë publik një gazetar i Al Jazeera, Faisal al-Qassim. Qassim sugjeroi që Assad duhet të marrë atë si një “mesazh hyjnor” për të ndaluar vrasjen e popullit sirian. 
 
Ndërkohë, e përditshmja libaneze al-Mustaqbal raporton se Assad ndodhet në spital, pasi ka pësuar një hemoragji celebrale. 
 
Regjimi i Assad mohoi pretendimet në një deklaratë të publikuar në Facebook, duke thënë se shëndeti i Assadit është në gjendje të mirë.