Zjarret në Kili, ende aktive 56 vatra, evakuohet Portoluezo

30.01.2017 15:52

Banorët e qytetit Portoluezo në Kili kanë filluar evakuimin....

Banorët e qytetit Portoluezo në Kili kanë filluar evakuimin, pasi autoritetet nuk po i ndalin dot flakët që po u afrohen shtëpive të tyre.

Flakët kanë shkrumbuar deri tani gjysmë milion hektarë pyje. Pas ardhjes së asistencës ndërkombëtare, duket se po fillon rimarrja e kontrollit në këtë betejë të cilën autoritetet kiliane duket se nuk janë të zotët ta fitojnë vetë.

56 vatra zjarri janë ende aktive, ndërkohë që pjesa tjetër e 118 vatrave, sa ishin në fillim, është vënë nën kontroll.