Maqedoni

Rasti “Erazmus”, anulohet gjykimi, mbrojtja kërkon ndërrim të dy gjykatësve

30.01.2017 16:05

Seanca e procesit gjyqësor “Erazmus” është anuluar pas kërkesës së avokatit të palës mbrojtëse, Jovan Joanidis...

Seanca e procesit gjyqësor “Erazmus” është anuluar pas kërkesës së avokatit të palës mbrojtëse, Jovan Joanidis, për ndërrim të gjykatësve nga Këshilli gjyqësor, Lubinka Bashevska dhe Ivica Stefanovski.

Sipas avokatit mbrojtës, ekziston dyshim se gjykatësit mund të jenë të paanshëm, meqë njëherë refuzuan ankesën e mbrojtjes.

Gjykimi u prolongua, por ushtruesja e detyrës kryetare e Gjykatës Themelore Shkupi 1, Tatjana Mihajllova, nuk ka vendosur nëse do të ndërrohen gjykatësit.

Për rastin “Erazmus”, ndaj pesë profesorëve dhe një demonstratori në Fakultetin ekonomik në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” është ngritur aktakuzë për marrje ryshfeti “pranim dhurate për ndikim të paligjshëm”, “keqpërdorim të detyrës dhe autoritetit zyrtar” dhe “dhënie ryshfeti”.

Pas kërkesës së Prokurorisë për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, në shtator të vitit të kaluar Gjykata Penale e Shkupit ua ndaloi katër profesorëve të dyshuar të Fakultetit Ekonomik që të vazhdojnë punën e tyre.