Bruksel, Rezoluta për Maqedoninë, debat në PE
Rezoluta për Maqedoninë, që raportuesi për Maqedonisë, Ivo Vajgëll, një javë më parë e dorëzoi në Parlamentin Europian, sot është një nga temat e eurodeputetëve...

Në Rezolutë Vajgëll thekson shqetësimin për sulmet kundër Prokurorisë Speciale Publike dhe ngecjet e reformave në sistemin gjyqësor. Por, në rezolutë tregohet gjithashtu edhe progres i caktuar në reformimin e administratës publike, si dhe përshëndet respektimin e lirive themelore në zgjedhjet e 2016-s.
Rezoluta kërkon vullnet politik të partive për të kapërcyer atmosferën e ndarjes dhe rivendosjen e dialogut, sidomos përmes parlamentit, si një element i rëndësishëm i zhvillimit demokratik.
Në dokument, Vajgëll thekson se duhet të forcohen funksionet e mbikëqyrjes dhe të ketë funksionim të papenguar të komisioneve parlamentare për bisedat e përgjuara dhe të kundërzbulimit.
