MAQEDONI

"Time collectors" në Çifte hamam

13.05.2014 11:26

Në Galerinë nacionale të Maqedoni, objekti Çifte hamam, sonte do të hapet ekspozitë ndërkombëtare "Time collectors"…..

Në Galerinë nacionale të Maqedoni, objekti Çifte hamam, sonte do të hapet ekspozitë ndërkombëtare "Time collectors".

Ekspozita përbëhet nga fotografi, vizatime, grafika, video, instalime,... të 16 artistëve vendorë dhe të huaj, Biba Kajeviq, Mirna Arsovska, Gavrillo Millovanoviq, Gjorgje Jovanoviq, Dushan Perçinkov, Kirill Gegovski, Vlladimir Simonovski, Vllado Gjoreski dhe grupi "Kolegium" (Maqedoni), Lena Vasileviq dhe Goran Despotovski (Serbi), Sillvija Gorak (Poloni), Serxho Parella (Argjentinë-Angli), Feliks Brasje (Francë-Angli), Paollo Çampini (Itali) dhe Mustafa Uzbakir (Turqi).

Sipas organizatorëve, bëhet fjalë për ekspozitë në të cilën autorët kanë përfshirë artistë nga më shumë gjenerata, të ndryshëm për nga sensibiliteti i tyre kulturor, gjuhës vizuale, estetike, poetike dhe figurative, por të cilët në veprat e tyre kanë prirje të përbashkëta lidhur me pikturën "kohë".

Projekti fillimin e tyre e kishte vitin e kaluar në hapësirat e IK Enti dhe Muzeu Manastir, kur morën pjesë vetëm një pjesë e autorëve.