Maqedoni

Pritet vendimi i kreut të shtetit, Zhbogar në presidencën e Ivanovit

30.01.2017 18:27

Shërbimet e parlamentit e kanë informuar tashmë presidencën se në përfundim të afatit, mbrëmë në mesnatë...

Shërbimet e parlamentit e kanë informuar tashmë presidencën se në përfundim të afatit, mbrëmë në mesnatë, mandatari, Nikolla Gruevski, lider i VMRO-DPMNE-së, nuk ka dorëzuar propozim për përbërjen dhe programin e qeverisë së re.
 
Deri në këto moment nuk ka njoftim se kush do të jetë mandatari i radhës që presidenti do t’ia japë shansin të formojë qeverinë  e re, por më herët gjatë ditës, nga presidenca kanë njoftuar se presin njoftimin zyrtar nga presidenca për të filluar konsultimet me institucionet dhe partitë politike për formimin e qeverisë së re. 
 
Në pritje të vendimit të kreut të shtetit, në vilën në Vodno, ka qëndruar pasdite kreu u misionit të BE-së, Samuel Zhbogar.
 
Sipas njoftimit të kabinetit të kryetarit të shtetit, ambasadori Zhbogar i ka prezantuar qëndrimet e Bashkimit Europian në lidhje me situatën politike në vend.
 
Ivanov ia ka përcjellë qëndrimin ambasadorit Zhbogar se do të fillojë me konsultime pas rikthimit të mandatit për formimin e qeverisë së re.