Maqedoni

Një amerikane e dehur është lënduar gjatë zbritjes nga autobusi në Shkup

30.01.2017 20:33

Dyzet e katërvjeçarja, shtetase e SHBA-së (K.J.G) me vendbanim në Shkup ka marrë lëndime të rënda trupore...

Dyzet e katërvjeçarja, shtetase e SHBA-së (K.J.G) me vendbanim në Shkup ka marrë lëndime të rënda trupore pasi mbrëmë gjatë zbritjes nga autobusi i NPT-së në rr "Gjorçe Petrov" ka rrëshqitur dhe është rrëzuar në trotoar. 
 
Siç informon sot Ministria e Punëve të Brendshme, K.J.G është sjellë mbrëmë në Qendrën e Urgjencës Shkup me automjet të Ndihmë së shpejtë mjekësore, ku i janë konstatuar lëndime të rënda trupore, me ç'rast është riudhëzuar në Klinikën për Kirurgji Maksiofaciale.
 
Asaj i bërë test i alkoolit, me ç'rast është konfirmuar se ka pasur prezencë të alkoolit në gjak prej 3,39 për qind.
 
Nga ana e ekipit të SPB Shkup është bërë edhe fotografim i autobusit. Ndërmerren masa për zbardhje të tërësishme të rastit./mia