Botë

Turqia dërgoi dëshmi të reja deri te SHBA-ja për involvim të Gjylenit në puç

30.01.2017 22:07

Turqia deri te SHBA-ja parashtroi dokumente të reja, me të cilat tregohet lidhshmëria e predikuesit islamik Fetullah Gjylen...

Turqia deri te SHBA-ja parashtroi dokumente të reja, me të cilat tregohet lidhshmëria e predikuesit islamik Fetullah Gjylen me përpjekjen për grusht shtet në vend në korrik të vitit të kaluar, publikoi gazeta "Hyriet".
 
Sipas burimit të njëjtë,  këto materiale dëshmuese janë plotësimi i kërkesës deri te Uashingtoni për ekstradimin e Gjylenit, të cilin Ankaraja e akuzon se është organizator i përpjekjes së pasuksesshme për grusht shtet.
 
Dëshmitë e reja përmbajnë deklarata të Adil Joksizit, i cili është njëri nga të dyshuarit e parë për organizimin e puçit. Sipas autoriteteve turke, Joksiz disa ditë para përpjekjes për grusht shtet më 15 korrik të vitit 2016, ka qëndruar në SHBA ku Gjylen jeton në ekzil vullnetar.
 
Mes dokumenteve të reja është aplikuar edhe aktakuza e Prokurorisë publike nga Izmiri, me të cilën për organizim të grusht shtetit  të pasuksesshëm akuzohen gjithsej 270 persona, mes të cilëve edhe Gjylen.
 
Sipas prokurorisë, ata akuzohen për "përpjekje për rrëzimin e rendit kushtetues, përpjekjen për ndërhyrje të funksionimit të Parlamentit turk dhe për anëtarësim në organizatën e armatosur terroriste".
 
Gjykimi i të akuzuarve për përpjekjen për grusht shtet filloi sot në Izmir, në suaza të, siç vlerësuan mediat turke, procesit më të madh gjyqësor në historinë e Turqisë. Në këtë proces Gjylenit gjykohet në mungesë.
 
Ankaraja që nga vera e kaluar kërkoi nga SHBA-ja ta ekstradojnë Gjylenin në Turqi, por Uashingtoni kumtoi se do ta lejojë ekstradimin përderisa merr dëshmi të padyshimta për lidhshmërinë e tij me përpjekjen për grusht shtet.
 
Gjylen nga ana e tij ka hedhur poshtë çfarëdo lloj involvimi ose lidhshmërie me puçin e pasuksesshëm