SHTIP-VELES

32 të lënduar në përplasjen e trenit dhe autobusit në rrugën Shtip - Veles

13.05.2014 15:31

Të paktën 32 persona janë lënduar në aksidentin e rëndë të trafikut që ndodhi sot në mëngjes midis një shinobus-treni dhe një autobusi në afërsi të pompës së benzinsë "Miki petrol" në rrugën Shtip -Veles……

Të paktën 32 persona janë lënduar në aksidentin e rëndë të trafikut që ndodhi sot në mëngjes midis një shinobus-treni dhe një autobusi në afërsi të pompës së benzinsë "Miki petrol" në rrugën Shtip -Veles.

Drejtori i  Spitalit klinik  në Shtip, Aleksandar Stojanvoski  informoi se 16 persona, udhëtarë të autobusit janë sjellë në spital dhe të gjithë janë në gjendje stabile.

Edhe 16 të lënduar në aksident janë dërguar në spitalin e Velesit.

Siç inormojnë nga spitali në Veles, tre me lëndime më të rënda janë dërguar në Shkup. Prej tyre, njëri nuk është kontaktibil, ndërsa të tjerët me lëndime në mes dhe në brinjë. Dy janë lëshuar në mjekim shtëpiak, ndërsa të tjerët janë në kirurgji dhe u kryhen kontrolle.

Mes të lënduarve, theksojnë është edhe një grua shtatzënë, e cila është në gjendje të mirë.

Për shkak të fatkeqësisë, është ndërprerë qarkullimi në rrugën nga Udhëkryqi i Ovçe Poles deri në Saramzalinë.