Botë
Urdhri i emigracionit kris Trump me BE
31.01.2017 10:33
Reagimet nga Europa pas urdhrit presidencial për ndalimin emigracionit nga 7 vende myslimane janë kritike...

Rreth 300 vetë demonstruan kundër Donald Trumpit pranë bursës së Brukselit, ndërsa tre kilometra më tej Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për politikën e Jashtme, Federica Mogherini, nuk u përmbajt shumë nga ana diplomatike.
Për presidentin, Donald Trump ajo kishte një këshillë.
“Kush ngre mure rreth vetes, gjendet një ditë vetë në burg. Historia e Europës ka treguar se izolimi e distancimi janë përgjigjje të gabuara. Në festojmë kur rrëzohen mure e ngrihen ura”, ishte komenti i Mogherinit.
Siç bën të ditur “DË” zëdhënësi i Komisionit Europian, Margaritis Shinas ishte shprehur më herët se KE është në kontakt me kolegët dhe partnerët në Uashington për të sqaruar, nëse dhe si preken nga ky dekret i ri qytetarët europianë.
Ende nuk dihet, sesi do të veprohet në aeroportet amerikane me qytetarët europianë, të cilët kanë dy pasaporta dhe njëra prej tyre është e 7 vendeve që ndodhen në listën e Trumpit.
Në Faqen e Facebook-ut të Ambasadës së SHBA në Berlin u publikua një shënim ku sqarohej se masa prekte edhe personat me nënshtetësi të dyfishtë. Dy ministra të Jashtëm europianë, ai francez, Jean-Marc Ayrault dhe gjermani Sigmar Gabriel shprehën shqetësimin për "urdhrin ekzekutiv”.
"Tani kemi nevojë për qartësi, unitet dhe në rast nevoje edhe fuqinë për të mbrojtur vlerat tona”, thanë Ayrault dhe Gabriel në Paris. Por reagimet e BE-së nuk janë të unifikuara.
Presidenti çek, Milos Zeman mbështeti politikën e Trumpit në një deklaratë, duke thënë se ai po mbron vendin e tij, ndryshe nga ç’po bën BE.
Edhe ministri i Jashtëm polak, Witold Waszczykoëski theksoi se çdo shtet lejohet t'i vendosë vetë rregullat për emigracionin./Top Channel
