MAQEDONI

Projekt për rritjen e vetëdijes te të rinjtë për respektimin e të drejtave etnike

13.05.2014 15:35

Sipas Veronika Tomova nga "Të rinjtë munden", qëllimi i këtij projekti është rritja e nivelit të vetëdijes te të rinjtë në Maqedoni për respektimin e të drejtave etnike dhe mobilizimin e resurseve lokale, nacionale dhe ndërkombëtare…

Shoqata e qytetarëve "Të rinjtë munden" nga Maqedonia dhe Fondacioni Korona nga Rumania filluan me implementimin e projektit "Laborator për mirëkuptim të ndërsjellë: Provo kush jam unë"!.

Sipas Veronika Tomova nga "Të rinjtë munden", qëllimi i këtij projekti është rritja e nivelit të vetëdijes te të rinjtë në Maqedoni për respektimin e të drejtave etnike dhe mobilizimin e resurseve lokale, nacionale dhe ndërkombëtare.

Mbështetësit e minoriteteve nëpër 20 shkolla do ta implementojnë fushatën për rritjen e vetëdijes për  të drejtat e pakicave etnike  të 4.00 nxënësve ndërsa do të ndahen edhe 4.500 broshura informative.

Pritet projekti të kontribuojë edhe për zhvillimin e  kushteve për kyçje e 100 nxënësve si "watch dogs" të të drejtave të pakicave etnike përmes organizimit të garave "Unë jam pjesë nga Maqedoni" i hapur për 4.000 nxënës.

Projekti me vlerë prej 100 mijë euro prej të cilave 90 mijë euro janë kontribut nga Bashkimi Evropian filluan të implementohen më 22 dhjetor të vitit 2013,  ndërsa do të zgjatin deri më 21 dhjetor të këtij viti.