Maqedoni

Alarm i rremë për bombë në Kuvendin e Maqedonisë

31.01.2017 12:16

Të hënën në mbrëmje, përmes një telefonate anonime në Ministrinë e Punëve të Brendshme u lajmërua vendosje e një bombe që do të shpërthente në Kuvendin e Maqedonisë...

Një person i panjohur është paraqitur në orën 23 të natës në polici për të dhënë lajmin e rrejshëm. Megjithatë, Njësitë për antiterror kanë reaguar menjëherë dhe kanë dalë në terren, thonë nga Ministria e Brendshme.
 
Sipas policisë, thirrja telefonike ishte bërë nga burgu i Idrizovës, ndërkaq personat që kanë qenë në kuvend në atë kohë janë larguar menjëherë nga aty. 
 
Ky është rasti i dytë që dikush kërcënon me bombë, por që në të vërtetë është një alarm i rremë. Rasti i parë kishte të bëjë me Qeverinë e Maqedonisë.