Botë
Kanada, ceremoni përkujtimore për viktimat e sulmit në xhami
31.01.2017 12:28
Në të gjithë qytetet e Kanadasë gjatë natës së mbrëmshme janë organizuar ceremoni përkujtimore...

Në të gjithë qytetet e Kanadasë gjatë natës së mbrëmshme janë organizuar ceremoni përkujtimore për personat që mbetën të vrarë si pasojë e një sulmi të armatosur në një xhami në Quebec City.
Në ceremonitë përkujtimore morën pjesë shumë qytetarë të besimeve të ndryshme. Në ceremonitë e organizuara janë kryer lutje nga të gjitha fetë, ndërsa në ceremoninë ku ishte i pranishëm kryeministri, janë lexuar ajete kuranore dhe lutje në gjuhën arabe. Shumë qytetarë janë drejtuar drejt Qendrës Kulturore Islame ku ndodhi sulmi, duke vendosur lule dhe ndezur qiri.
Nga ana tjetër, zyrtarët kanë thënë se më parë dihej që në këtë sulm ka pasur tre terroristë, ndërkohë sipas informacioneve të fundit sulmi është kryer nga një person. Sipas një njoftimi të Policisë së rajonit Quebec, thuhet se Muhammed Kadir nuk ishte sulmues, por dëshmitarë në ngjarje.
Ndërsa Alexandre Bissonnette doli përpara gjykatës me akuzën për 5 vrasje dhe përdorim të armës së zjarrit, ku pas procesit ndaj tij u vendos masa e arrestit me burg. Ndërsa zyrtarët thonë se Alexandre Bissonnette gjatë thellimit të hetimeve do të përballet edhe me akuzën e terrorizmit.
