Maqedoni

Vendkalimi kufitar Evzoni edhe sot mbetet i bllokuar

31.01.2017 12:50

Komunikacioni në vendkalimin kufitar Evzoni-Bogorodicë, në kufirin Maqedoni-Greqi...

Komunikacioni në vendkalimin kufitar Evzoni-Bogorodicë, në kufirin Maqedoni-Greqi, edhe sot është në ndërprerje në dy akset edhe për automjete motorike dhe të udhëtarëve për shkak të bllokadës së vendosur nga traktorë nga ana e fermerëve grekë.

Kufiri mund të kalohet vetëm në këmbë. Bllokadën nga traktorët, fermerët grekë në vendkalimin Evzoni e vendosën dje në orën 16:30.

Tani për tani nuk ka informacion deri kur do të zgjasë greva e fermerëve. Shërbimet kufitare të Maqedonisë mbrëmë informuan se janë në kontakt të vazhdueshëm me kolegët grekë, por edhe prej atje nuk ka informacion kur do të përfundojë bllokada, sepse Sindikata greke e fermerëve ende nuk është prononcuar.

Për hyrje në Greqi shoferët mund t’i shfrytëzojnë edhe vendkalimet kufitare Dojran dhe Mexhitlija.