Maqedoni
Ministria e Ekologjisë ia ndalon “Jugohromit” të punojë edhe për 90 ditë
31.01.2017 13:23
Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, përkatësisht Inspektorati shtetëror për mjedis jetësor, në bazë të Ligjit për mjedis jetësor...

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, përkatësisht Inspektorati shtetëror për mjedis jetësor, në bazë të Ligjit për mjedis jetësor, sot ka marrë vendim për vazhdimin e ndalesës për punë të Kombinatit “Jugohrom” edhe për 90 ditë.
Një vendim i tillë është ndërmarrë pasi që inspektorët e Inspektoratit shtetëror të mjedisit pas kontrollit të bërë kanë konstatuar se Kombinati “Jugohrom” nuk i ka plotësuar kushtet e parapara në planin operativ, ku mes tjerash parashihet vendosja e sistemit për filtrim.
