Maqedoni

Liria e mediave, “Freedom House”: Maqedonia, vend pjesërisht i lirë

31.01.2017 13:51

Në raportin më të ri të “Freedom House” për të drejtat politike dhe liritë qytetare, Maqedonia renditet përsëri në grupin e vendeve pjesërisht të lira...

Në raportin vlerësohet se në Ballkan është përkeqësuar gjendja me procesin e zgjedhjeve të drejta dhe me sundimin e ligjit, po ashtu theksohet se roli i BE-së është zbehur në promovimin e demokracisë në vendet që synojnë të jenë pjesë e Unionit.
 
Në raportin ”Liria në botë 2017” thuhet se forcat populiste dhe nacionaliste në vitin e kaluar kanë përparuar ndjeshëm në shtetet demokratike. Në grupin e vendeve të lira përfshihen edhe Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Ukraina, Moldavia, Ermenia dhe Gruzia.
 
Sa i përket Europës, “Freedom House” konsideron se tensionet e brendshme në shtetet europiane në kombinim me presionet e jashtme, si dhe ndërhyrja ruse dhe kriza e migrantëve ka bërë të qartë se Komitenti nuk mundet më të shihet në tërësi si një bastion i stabilitetit demokratik.
 
Rritja e partive popouliste në Poloni, Francë, Gjermani dhe në vendet e tjera e ndryshon pejzashin politik europian në atë mënyrë që dëmton vlerat themelore të demokracisë. Në raportin gjithashtu theksohet se në mes shteteve që duhet me kujdes të vëzhgohen dhe që u duhet mbikëqyrje e veçantë janë edhe Shtetet e Bashkuara.
 
Më pas theksohet se fushata e pazakontë e presidentit, Donald Trump, ka lënë pyetje të hapura në lidhje me qasjen në administratën e re drejt qytetarëve si dhe rolin e ShBA-vë në botë. Në raportin vlerësohet se forcat populiste dhe nacionale kanë arritur vlera të rëndësishme në shtetet demokratike në vitin e kaluar.
 
Nga gjithsej 195 vende, në raport, 87 vende janë të vlerësuara si “të lira”, 59 si “pjesërisht të lira” dhe 49 si “jo të lira”. Lindja e Mesme dhe Afrika Veriore kanë rejting më të vogël në botë për vitin 2016, ndërkaq afër tyre është edhe Euro-Azia.
 
BELINDA KOKA-ADEMI