Sindikata e “Jugohromit” sot proteston për rihapjen e kombinatit
Sindikata e “Jugohromit” po proteston për rihapjen e kombinatit...

Protesta po mbahet në autostradën Tetovë-Shkup, tek pagesa rrugore në Zhelinë, dhe do të zgjasë deri në orën 13:00, duke e bllokuar rrugën në të dy drejtimet.
Qëllimi i protestave mbetet i njëjti, sindikata kërkon që “Jugohromi” të rihapet me ose pa vendosjen e filtrave. Pavarësisht analizave që tregojnë se ajri është për 40% më i pastër pas mbylljes së “Jugohromit”, sindikata mbron qëndrimin se “Jugohrom” edhe pa vendosjen e filtrave nuk është ndotësi kryesor i ajrit në zonën e Pollogut.
Kryetari i Sindikatës së “Jugohromit”, Bajram Amiti, iu bëri thirrje të gjithë të punësuarve dhe qytetarëve që t’u bashkëngjiten në protestë. Këtë e bëri të ditur vet Amiti duke publikuar lajmërimin në profilin e tij në “Facebook”.
