Maqedoni
Konferencë rinore në Shkup, gjithnjë e më vështirë të rinjtë të sigurojnë vende pune
31.01.2017 16:12
Përfaqësues të Forumit Rinor Europian dhe forumet nacionale rinore nga më tepër vende europiane diskutuan sot në Shkup rreth asaj se si të rritet punësimi i të rinjve...

Sipas të dhënave të fundit, papunësia e të rinjve përfshin rreth 39 për qind. Në këtë kontekst u theksua se ka disa shkaktarë që ndikojnë në atë që të rinjtë të mos mund të vijnë deri te një vend pune, si sistemi ekonomik, por edhe arsimimi jokompatibil me tregun e punës.
“Shkaktar që të rinjtë nuk mund të vijnë deri te një vend pune në masë të madhe është sistemi ekonomik dhe ndryshimet në botë, por edhe arsimi dhe kalimi i të rinjve nga sistemi arsimor në tregun e punës jogjithmonë shkon lehtë dhe din të shkaktojë probleme për të rinjtë. Aftësitë që i marrin në shkollë dhe fakultete në përgjithësi nuk i përgjigjen me atë që e kërkojnë punëdhënësit në tregun e punës, prandaj kështu vjen deri te periudha e gjatë e adaptimit”,- deklaroi kryetari i Këshillit Rinor Kombëtar, Damjan Nikollovski.
Me sfidën e punësimit të rinisë ballafaqohen të gjithë vendet europiane, theksoi ambasadori britanik, Çarls Garet.
“Nevojitet mbështetje e projekteve me të cilat ndihmohen të rinjtë që të jenë më të pranishëm në tregun e punës. Me sfida të tilla, ballafaqohen të gjithë vendet europiane jo vetëm në Maqedoni dhe Britani, ndonjëherë arsyet janë ekonomike, ndonjëherë shoqërore. Më të suksesshme janë shtetet të cilat angazhohen, bisedojnë dhe i ndërmarrin masat e nevojshme”,- tha ambasadori britanik në Maqedoni, Carls Garet.
Për ulje të papunësisë tek të rinjtë nevojitet kreativitet më i madh, hapje e bizneseve të reja për të rinjtë, shfrytëzim i volitshmërive nga shteti, por edhe i trendeve botërore në biznes, u tha në Konferencën e sotme rinore.
VLORA LATIFI-TOPOJANI
