Kallëzim penal kundër ish-drejtorit të "Proakua" – Strugë
SPB Ohër ka ngritur kallëzim penal kundër B.T. (53) nga Ohri, ish-drejtor i Ndërmarrjes publike ndërkomunale (NPN) "Proakua" - Strugë, për vepër penale "shpërdorim të detyrës dhe të autorizimit zyrtar…….

SPB Ohër ka ngritur kallëzim penal kundër B.T. (53) nga Ohri, ish-drejtor i Ndërmarrjes publike ndërkomunale (NPN) "Proakua" - Strugë, për vepër penale "shpërdorim të detyrës dhe të autorizimit zyrtar.
I denoncuari, si drejtor i ndërmarrjes në sencën e këshillit drejtues në vitin 2009 ka propozuar për shkak të mbipunësimit dhe gjendjes së keqe materiale të shpallen 23 të punësuar si tepricë teknologjike në NJR "Ujësjellës" - Ohër, e cila është pjesë e NPN "Proakua" - Strugë.
Siç njoftoi sot SPB, ai i ka bërë konfuzë anëtarët e këshilit drejtues, duke propozuar që të marrin vendim që këtyre të punësuarve ilegalisht t'u japë kompensim prej 60 rrogave të ardhshme në ngarkesë të ndërmarrjes publike dhe pagesë të një kompensimi të njëanshëm nga 8.000 denarë për punonjës. Pas marrjes së vendimit nga ana e këshillit drejtues, B.T. ka nënshkruar kontrata individuale me 23 punonjës për pagesë të 60 rrogave, me ç'rast me veprimet e këtilla ndërmarrja është dëmtuar për 6.365.671 denarë.
