Maqedoni

“Besa”: pasi të caktohet mandatari, vendimi për të qenë ose jo në qeveri

31.01.2017 17:32

Lëvizja “Besa” pret vendimin e presidentit se kujt ai do t’ia japë mandatin për formimin e qeverisë para se të vendosin...

Lëvizja “Besa” pret vendimin e presidentit se kujt ai do t’ia japë mandatin për formimin e qeverisë para se të vendosin nëse do të marrin pjesë në bashkëqeverisje me BDI-në.
 
Kështu deklaroi Afrim Gashi nga Lëvizja “Besa”, sipas të cilit po pati ofertë të mirë kjo parti, do ta shqyrtojë pozitën e saj në qeverinë e ardhshme.
 
Nga “Besa” vlerësojnë se formimi i qeverisë së re është në interes të qytetarëve të Maqedonisë.  
 
“Nuk mund të nisemi nga kjo që të sjellim konstatime. Të shohim çfarë vendimi do të marrë kryetari, kujt do t’ia japë mandatin dhe konform asaj, nëse kemi ofertë konkrete, ne do të mblidhemi me kryesinë e “Besës” dhe do të vendosim se cila është forma më e mirë që ta vazhdojmë ta artikulojmë interesin shqiptar në Maqedoni”,- deklaroi Afrim Gashi nga Lëvizja “Besa”.
 
Sa i përket mosarritjes së marrëveshjes së BDI-së për formimin e qeverisë së re me VMRO-në, “Besa” këtë e sheh si mungesë të kapacitetit politik nga BDI për të marrë çfarëdo vendimi, si rezultat i krizës morale dhe politike që e ka përfshirë këtë parti.
 
“Besa” vlerëson se partia e Ahmetit nuk ka mundur të marrë një vendim për shkak të presionit, ndërsa vet zhvillimi i negociatave nga BDI me VMRO-DPMNE-në është shkelje e deklaratës së përbashkët të nënshkruar mes tre partive shqiptare.
 
ERSAN PAJAZITI