Maqedoni

VMRO-DPMNE kërkon sqarime nga KE

31.01.2017 18:51

VMRO-DPMNE, pas kërkesës publike për Ambasadën amerikane në Shkup, kërkon sqarime edhe nga Komisioni Evropian...

Partia e Gruevskit kërkon sqarime nga KE se në bazë të çfarë pjese të Kushtetutës së Maqedonisë BE pret që kryetari i shtetit, Gjorge Ivanov, të caktojë mandatar për formimin e një “qeverie sa më të gjerë”.

VMRO pyet BE-në nëse gjatë formimit të qeverive të shteteve anëtare dhe shteteve kandidate publikisht bën thirrje për formimin e një “qeverie sa më të gjerë”, ose kjo mund të jetë rast vetëm për Maqedoninë.