Botë

Jemen, rebelët sulmojnë luftanijen e Arabisë Saudite

31.01.2017 19:28

Rebelët Husi në Jemen kanë sulmuar luftanijen e Arabisë Saudite...

Të paktën dy persona janë vrarë, ndërsa tre të tjerë kanë mbetur të plagosur.

“Rebelët Husi sulmuan me bomba anijen saudite, e cila ishte duke patrulluar në perëndim të Hudaydah”,- shkruan Agjencia shtetërore e lajmeve, SPA.

Gjatë këtij muaji, roja bregdetare e Jemenit paralajmëroi luftanijet të mos synojnë objektivat civile të ngushticës strategjike të Bab el-Mandeb, që lidh Detin e Kuq me Gjirin e Adenit.

Ushtria e Jemenit kishte shkatërruar një luftanije saudite në një sulm me raketa në Bab el-Mandeb në tetor të vitit 2015.

Përleshjet në Jemen arritën kulmin në mars të vitit 2015, kur koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite filloi sulmet ajrore ndaj pozicioneve të kryengritësve të lëvizjes shiite Husi dhe aleatëve të tyre, të cilët kanë pushtuar kryeqytetin San’a.