Botë

Tusk kundër Trumpit: është kërcënim për ne, BE të ngrejë zërin

31.01.2017 20:14

Presidenti i Këshillit të Europës, Donald Tusk, ka sulmuar ashpër presidentin amerikan, Trump...

Ai i ka dërguar një letër 27 shteteve anëtare të BE-së në prag të takimit që do të mbahet në Maltë.

Tusk i ka gjykuar “shqetësuese” deklaratat e fundit të Trumpit lidhur me të ardhmen e BE-së.

Edhe pse më herët kreu i KE-së kishte parashikuar shpërbërjen e unionit, në letrën e fundit shkruan se shpërbërja e BE nuk do të sjellë një forcim apo sovranitet më të fortë të shteteve anëtare, por një varësi ndaj superfuqive si Kina, ShBA dhe Rusia.

“Vetëm së bashku mund të jemi të pavarur”,- shkruan Tusk. Duhet të bëjmë hapa të përbashkët për të çuar më para integrimin europian”,- shton Tusk në letrën drejtuar vendeve anëtare të BE-së.