Botë

Gjashtë adoleshentët gjermanë humbën jetën nga helmimi me monoksid karbon

31.01.2017 21:37

Gjashtë adoleshentë gjermanë të moshës prej 18 deri 19 vjeç të cilët të dielën u gjetën të vdekur në një kasolle në qytetin gjerman Arnshtajn...

Gjashtë adoleshentë gjermanë të moshës prej 18 deri 19 vjeç të cilët të dielën u gjetën të vdekur në një kasolle në qytetin gjerman Arnshtajn, vdiqën nga helmimi me monoksid karbon, kumtoi policia lokale.
 
Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Berlini, pas obduksionit të kryer u konstatua se vdekja është shkaktuar për shkak të sasisë së madhe të monoksid karbonti të thithur, sipas të gjitha gjasave nga stufa e drunjve në kasollen që e përdornin adoleshentët.
 
Analizat filestare të policisë u ndërlidhën me mbidozimin me substancë të panjohur, por hetimi ka treguar se ata u helmuan me monoksid karbon./mia