Maqedoni
Mot me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell
01.02.2017 09:03
Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha dielli...

Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha dielli dhe me paraqitjen e mjegullave në mëngjes nëpër fushëgropa të caktuara. Do të fryjë erë e dobët jugore.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus tetë deri në një, ndërsa e ditës prej dy deri në tetë gradë Celsius.
Temperatura do të arrijë deri në katër gradë Celsius.
Deri të enjten do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme me periudha dielli, nëpër fushëgropa me paraqitjen e mjegullave. Të premten në pjesët perëndimore do të ketë shi të dobët lokal, në malet më të larta borë e dobët. Të shtunën pasdite dhe gjatë natës drejt së dielës në më shumë vende do të ketë reshje të shiut me intensitet të dobët, ndërsa në pjesët perëndimore me intensitet mesatar. Temperatura do të ketë tendencë rritjeje, gjë që do të shkaktojë shkrirjen e shtresës së borës./Mia
