Botë

SHBA, kandidati i Trump për vendin bosh në Gjykatën e Lartë

01.02.2017 09:57

Gjyqtari i Kolorados, Neil Gorsuch është kandidati i Dondald Trump për vendin e mbetur vakant në Gjykatën e Lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës...

Nëse konfirmohet nga Senati, 49-vjeçari do të zërë vendin e të ndjerit Antonio Scala, konservatori i njohur që shërbente aty prej 30 vitesh. Vitin e kaluar, Obama caktoi gjyqtarin e Apeleve Merrick Garland në vendin e tij, por Senati me shumicë republikane nuk pranoi ta shqyrtonte kandidaturën, me argumentin se emërimi duhet të vinte nga Presidenti i ardhshëm i Amerikës. 
 
Gorsuch u emërua në vitin 2006 në Qarkun e 10 të Gjykatës së Apeleve nga George W. Bush. Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer tha se i emëruari i Presidentit Trump do t'i linte të kënaqur votuesit. 
 
Por, demokratët që ndjejnë se iu është grabitur mazhoranca liberale në gjykatë, duken të vendosur ta kundërshtojnë këtë emërim./Top Channel