Maqedoni
VMRO-DPMNE insiston për zgjedhje
01.02.2017 11:27
Pas dështimit të Nikolla Gruevskit të formojë qeverinë e re, VMRO-DPMNE kërkon zgjedhje të reja. Madje kjo parti ka kërkuar nga Komisioni Europian dhe Ambasada Amerikane në Shkup të sqarojnë qëndrimin e tyre kundër zgjedhjeve.

Pas dështimit të Nikolla Gruevskit të formojë qeverinë e re, VMRO-DPMNE kërkon zgjedhje të reja. Madje kjo parti ka kërkuar nga Komisioni Europian dhe Ambasada Amerikane në Shkup të sqarojnë qëndrimin e tyre kundër zgjedhjeve.
"Maqedonia nuk ka kohë për pritje, por zëdhënësja e Bashkimit Europian, Maja Kocijançiç, duhet të sqarojë se në bazë të cilës pjesë të Kushtetutës së RM-së BE-ja pret që presidenti Ivanov të përcaktojë lider për formimin e “një qeverie sa më të gjerë”, siç kumtoi dje BE-ja përmes Kocijançiç. Që të mos ketë keqkuptime dhe dilema tek opinioni në Maqedoni është e dëshirueshme që përgjigja e BE-së gjithashtu të jetë publike",- thuhet në kumtesën e partisë së Gruevskit.
Po ashtu Ambasadës së ShBA-së në Shkup i kërkohet të sqarojë nëse pozicioni i tyre për vazhdimin e bisedimeve për formimin e qeverisë së re, një ditë pasi partia u prononcua se situata në Maqedoni është e gatshme për zgjedhje, do të thotë se ShBA-të sugjerojnë dhe kërkojnë nga Republika e Maqedonisë dhe nga partitë në parlament të mos ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe nëse kjo është qëndrimi zyrtar i administratës së re të ShBA-së.
Këtë çështje, siç qëndron, VMRO-DPMNE e shtron publikisht, sepse qëndrimi i ambasadës ishte paraqitur publikisht dhe krijoi konfuzion gjatë interpretimit të tij në opinion dhe, konsiderojnë nga partia, do të ishte mirë dhe qartësimi të jetë publik.
