Kompanitë ndërtimore të Maqedonisë më së shumti kanë punuar në Itali, Holandë, Bullgari dhe Gjermani
Vëllim i rritur i punimeve të kryera ndërtimore është vërejtur në Itali, Holandë, Bullgari dhe Gjermani, ndërsa në tregjet e tjera është regjistruar vëllim i zvogëluar…...

Vlera e përgjithshme e punimeve ndërtimore të dakorduara jashtë vendit në tre muajt e parë të këtij viti ishte 4,636 miliardë denarë që është për 0,2 për qind më shumë në krahasim me këtë periudhë në vitin paraprak.
Sipas të dhënave të Entit shtetëror për statistikë, në këtë periudhë operativi ndërtimor i Republikës së Maqedonisë jashtë vendit ka kryer punime ndërtimore në vlerë të përgjithshme prej 408 milionë denarë që është për 121,2 për qind në shumë në krahasim me vitin e kaluar.
Vëllim i rritur i punimeve të kryera ndërtimore është vërejtur në Itali, Holandë, Bullgari dhe Gjermani, ndërsa në tregjet e tjera është regjistruar vëllim i zvogëluar.
Si tregje të reja paraqiten Franca, Bosnjë e Hercegovina, Kroacia dhe Xhamahiria arabe libiane.
