Maqedoni

Zaev: Ivanov të mos humb kohë, të më ndajë mandatin

01.02.2017 12:36

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, ka kërkuar që presidenti i vendit të mos humb kohë, por t’ia ndajë atij mandatin për formimin e qeverisë së re...

"Maqedonia duhet të shkojë përpara. E qartë është pas zgjedhjeve vullneti i shumicës së qytetarëve për ndryshime. Për këtë shkak kërkuam nga Gjorge Ivanov, që qytetarët dhe Maqedonia të mos humb më kohë, të veprojë sipas Kushtetutës dhe të ma ndajë mandatin për formimin e qeverisë së re. Ne presim se do ta formojmë shumicën e re parlamentare, me çka do të sigurojmë qeveri stabile reformiste, siç kanë vendosur qytetarët",- ka theksuar Zaev, i cili ka takuar dje ambasadorët e Gjermanisë, Suedisë dhe Polonisë, Kristine Althauzer, Mats Stafanson dhe Jacek Mulltanovski.