Botë
Francë, Haradinaj sot paraqitet në gjykatë
01.02.2017 12:59
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, do të paraqitet sot para Gjykatës franceze në Colmar...

Siç ka njoftuar vet Haradinaj në facebook, në një seancë gjyqësore sot do të bëhet paraqitja e materialit.
“Ndërsa në seancën e javës së ardhshme, shpresoj që përfundimisht të marrë fund kjo farsë gjyqësore e imponuar nga Serbia”,- ka shkruar Haradinaj.
Ai, aktualisht po mbahet nën masën e lirimit me kusht, mbi bazën e një procesi që po zhvillohet ndaj tij nga autoritetet franceze që bazohet në një urdhërarrest të lëshuar nga Serbia përmes Interpolit. Ai është ndaluar nga autoritetet franceze më 4 janar të këtij viti.
Drejtësia serbe po kërkon ekstradimin e tij në Serbi. Procesi ndaj Haradinajt pritet të përmbyllet deri më 9 shkurt, kur pritet edhe lirimi i tij.
