De Misura: Negociatat për Sirinë shtyhen për më 20 shkurt
I dërguari special i Kombeve të Bashkuara për Sirinë, Staffan de Mistura...

I dërguari special i Kombeve të Bashkuara për Sirinë, Staffan de Mistura, deklaroi se negociatat për paqe në Siri, të planifikuara për më 8 shkurt në Gjenevë, janë shtyrë për 20 shkurt.
De Mistura dhe ambasadori i Suedisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-ve, Olof Skoog, pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit, mbajtën konferencë për media në të cilën folën për negociatat e caktuara. Skoog, vendi i të cilit momentalisht kryeson me Këshillin e Sigurimit të OKB-ve, shprehu mbështetje të plotë për De Misturan lidhur me çështjen siriane.
“Negociatat janë anuluar me qëllim që të forcohet marrëveshja, e cila u arrit më 30 dhjetor dhe i ofroi rastin regjimit që të bëjë lëshime dhe mundësojë më shumë kohë opozitës që të bashkojë një delegacion”,- tha De Mistura, duke shtuar se në negociata do të marrin pjesë edhe gra, që më herët nuk ka ndodhur.
Ai po ashtu theksoi se armëpushimi në Siri është i efektshëm. Marrëveshja për armëpushim në Siri përmes ndërmjetësimit të Turqisë dhe Rusisë hyri në fuqi më 30 dhjetor të vitit të kaluar.
Në negociatat e paqes për Sirinë, që në Astana u mbajtën më 23 dhe 24 janar, Turqia, Rusia dhe Irani u dakorduan për formimin e mekanizmit trilateral për mbikëqyrje të implementimit dhe shkeljes së armëpushimit.
