Botë

Brazil, atentat në dasmë, tre të plagosur

01.02.2017 13:40

Çifti dhe të ftuarit në një ceremoni martesore në një kishë në Brazil janë tmerruar pasi një person ka qëlluar me armë mbi të ftuarit, duke plagosur tre pjesëtarë të një familjeje...

Në filmimet e dasmorëve duket autori i ngjarjes, Umberto Ferreira dos Santos, i njohur me nofkën “Betinho”, teksa ecën pas çiftit, e në një moment nxjerr armën dhe qëllon mbi të ftuarit.

Dëshmitarët thonë se Dos Santos parkoi makinën para kishës, u fut pas çiftit në ceremoni, nxori armën nga brezi dhe filloi të qëllojë. Qëllimi i tij ishte ekzekutimi i dy prej dasmorëve, babë e bir,  në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e disa kohëve më parë të djalit të tij.

Autori ka plagosur tre persona nga e njëjta familje e identifikuar, babai Cicero Barbosa da Silva, 62 vjeç, djali i tij Edmilson Bezerra Da Silva, 37 vjeç, dhe gruaja e tij.

Fatmirësisht nga kjo ngjarje e tmerrshme nuk ka pasur asnjë viktimë. Policia ende po kërkon Dos Santosin, që u largua nga kisha menjëherë pas sulmit.