Normalizohen marrëdhëniet Turqi-Izrael
Sot në Ankara pas gati shtatë viteve, janë takuar zyrtarë të Izraelit dhe atij të Turqisë.....

Sot në Ankara pas gati shtatë viteve, janë takuar zyrtarë të Izraelit dhe atij të Turqisë për të diskutuar për marrëdhëniet bilaterale në mes të dy shteteve.
Një nga çështjet e para të diskutuara ishte shtimi i vizitave të ndërsjella mes këtyre shteteve.
Përveç diskutimeve për marrëdhëniet në mes të dy shteteve, në këtë takim u diskutu edhe për çështjet ndërkombëtare, bëjnë të ditur mediat turke.
Takimi u realizua në mes të Nënsekretari Umit Yalcin, i ministrisë së Jashtme të Turqisë dhe Drejtorit të Përgjithshëm i ministrisë së Jashtme të Izraelit, takimi është përqëndruar në çështjet rajonale dhe ndërkombëtare.
Në këtë takim gjithashtu është diskutuar për vazhdimin e marrëdhënieve Turko-Izraelite, dhe që marrëveshjet e nënshkruara më heret të hyn në fuqi.
Ministri i Kulturës dhe Turizmit të Turqisë me 6-7 shkurt do ta vizitoj Izraelin ku do të realizoj pjesëmarrjen e parashikuar në panairin e turizmit, kanë bërë të ditur mediat turke.
