Legjislacioni i RM-së dhe BE-së, memorandum mes Gazetës Zyrtare dhe SÇE-së

01.02.2017 15:11

Gazeta Zyrtare dhe Sekretariati për Çështje Europiane....

Gazeta Zyrtare dhe Sekretariati për Çështje Europiane nënshkruan memorandum për bashkëpunim me qëllim të shkëmbimit të ndërsjellë të ligjeve dhe akteve nënligjore të Maqedonisë, si dhe shkëmbim të legjislacionit primar dhe sekondar të Bashkimit Europian në gjuhën maqedonase dhe angleze. 
 
“Bashkëpunimi i cili për herë të parë realizohet me SCE-në, hap mundësi për gjithë qytetarët, ekspertët publikë, ndërmarrësit dhe personat juridikë, të cilët kanë apo do të kenë nevojë të lexojnë ligje ose akte nënligjore nga legjislacioni nacional me përkthim në gjuhën angleze, si dhe të kenë njohuri në legjislacionin e BE-së”,- deklaroi drejtori i NP “Gazeta”. 
 
“Ky memorandum paraqet kanal shtesë mes të cilit publiku do të informohet për BE-në dhe më mirë do t’i shfrytëzojnë materialet të cilat i përpunojmë gjatë procesit aderues ku janë të paraparë direktivat dhe rregulloret e rishikuara gjuhësore të BE-së, por edhe ligjet e Maqedonisë me të cilat transponohet legjislacion i caktuar i BE-së, i përkthyer në gjuhën angleze”,- theksoi sekretarja shtetërore për çështje europiane, Ana Blazheska.
 
Nga java e ardhshme pritet që palët e interesuara të kenë qasje tek  tekstet me përkthim në gjuhën angleze dhe legjislacionin e BE-së të publikuar në bazë elektronike të rregulloreve të Gazetës Zyrtare. (Vlora Latifi-Topojani, TVM2)