Maqedoni
Gjykata Themelore Shkupi 1: Prokuroria Speciale nuk i respekton rregullat
01.02.2017 16:22
Gjykata Themelore në Shkup hodhi poshtë akuzat e Prokurorisë Publik Speciale se gjykata vazhdon të pengojë punën...

Gjykata Themelore në Shkup hodhi poshtë akuzat e Prokurorisë Publik Speciale se gjykata vazhdon të pengojë punën e tyre dhe refuzon të nxjerrë urdhër-kërkim në lidhje me zyrtarët e tanishëm dhe ish funksionarët e lartë shtetërorë.
Gjykata Themelore Shkupi 1 pas pohimeve të PPS-së për bashkëpunim të vështirësuar me këtë gjykatë, kumtoi se gjykatësit veprojnë konform procedurave ligjore dhe Rregullores gjyqësore, dhe se kjo në asnjë rast nuk e vështirëson punën e dikujt. Për gjyqin është e paqartë se pse, edhe përskaj procedurave të përcaktuara.
“Prokurorja e PPS-së, Lille Stefanova, ka ardhur në gjykatë derisa zgjaste orari i punës, por është drejtuar direkt tek gjykatësi kujdestar në procedurën paraprake me kërkesa të cilat, ashtu siç ka konstatuar vetë gjykatësi kujdestar, janë pranuar në orën 16:05 minuta, pa kaluar më parë përmes repartit pranues tek zyrtari i autorizuar. Kjo është në kundërshtim me Rregulloren për punë të Gjykatës. Dokumentet nuk janë vënë në sistemin e automatizuar kompjuterik për raste gjyqësore, duke pasur parasysh se nuk kishte kohë të mjaftueshme sepse orari i punës së gjyqtarëve përfundon në ora 16:30”,- thuhet në një deklaratë nga Gjykata Themelore.
Sipas Gjykatës Themelore Shkupi 1, lëndët ndahen në mënyrë të njëjtë, duke marrë parasysh parimin e shpërndarjes së barabartë të lëndëve tek të gjithë gjykatësit, të cilët më pas marrin vendime në mënyrë të pavarur.
FARIJE DAUTI-BAKIJU
