TURISTËT

Rritet numri i turistëve në Maqedoni

13.05.2014 15:56

Sipas Entit shtetëror për statistikë, është rritur edhe numri i bujtjeve për 7,5 për qind ose ka arritur 78.721….

Në muajin mars të këtij viti Maqedoninë e kanë vizituar 36.290 turistë që është rritje për 5,5 për qind në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar. Sipas Entit shtetëror për statistikë, është rritur edhe numri i bujtjeve për 7,5 për qind ose ka arritur 78.721.

Numri i turistëve vendor në periudhën e njëjtë të krahasuar është rritur për 20,6 për qind, ndërsa i turistëve të huaj është zvogëluar për 2,7 për qind. Numri i bujtjeve të turistëve vendor është rritur për 16 për qind, ndërsa i turistëve të huaj për 1,8 për qind.

Në janar-mars të vitit 2014 në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, numri i turistëve është rritur për 2,8 për qind. Te turistët vendor rritja është 6,9 për qind, ndërsa te turistët e huaj ka mbetur në nivel të njëjtë. Numri i bujtjeve është ritur për 2,9 për qind, te turistët vendor për 3,7 për qind ndërsa te turistët e huaj për 2,3 për qind.